Kfarma Korean& Japanese Cosmetics- Kosova

Pas katër viteve përvoje të suksesshme në tregun shqiptar, Kfarma – lider në shpërndarjen e produkteve të kujdesit për lëkurën me origjinë koreane – vendosi ta shtrij aktivitetin e saj edhe në Kosovë. Dyqani dhe website i parë në Kosovë me produkte koreane dhe jo vetëm. Më Mars 2023, Kfarma hapi dyert për klientët me një dyqan modern dhe të kuruar në detaj në Prishtina Mall, qendra më e madhe tregtare në Ballkanin Perëndimor, si dhe me një website të dedikuar për tregun e Kosovës.

Kfarma sjell një gamë të gjerë të markave më të njohura dhe më të dashura të Korean Beauty (K-Beauty), të njohura ndërkombëtarisht për cilësinë, inovacionin dhe efektivitetin e tyre në kujdesin e lëkurës. Çdo produkt është i përzgjedhur me kujdes për të ofruar zgjidhje të personalizuara për çdo tip dhe problematikë të lëkurës, nga hidratimi dhe mbrojtja kundër diellit, deri te aknet, njollat apo ndjeshmëria e lëkurës. Për t’ju afruar sa me shumë të gjitha kërkesave të konsumatorit, Kfarma solli gjithashtu për herë të parë në Kosovë, analizen më të detajuar të lëkures, aparaturen e Skintest si dhe analizen e skalpit dhe flokeve, Scalptest.

Jemi të lumtur të mirëpresim të gjithë dashamirësit e skincare-it në adresën tonë të re në Kosovë – në Prizren, tek Galeria Shopping Mall, kati i parë si dhe në Prishtine në dyqanin me të madh me produkte koreane në Kosovë ashtu edhe online – për të eksploruar botën e bukurisë koreane me siguri, cilësi dhe përkujdesje.