Zbulo aromën ikonike të Rare Beauty në një format praktik dhe elegant. Ky Mini Set është ideal për udhëtime, për ta mbajtur në çantë ose për të provuar aromën para se të kalosh në madhësinë full size.
Çfarë përfshin seti:
Rare Eau de Parfum 10 ml – Spray (travel size)
Rare Eau de Parfum 5 ml – Rollerball
Një aromë e ngrohtë, e ëmbël dhe sensuale, me karakter gourmand:
Nota të sipërme: Karamel, Fistik
Nota të mesme: Vanilje, Xhenxhefil pikant
Nota bazë: Sandelwood, Musk
Aroma është e butë por e qëndrueshme, perfekte për përdorim të përditshëm dhe për mbrëmje, duke lënë pas një ndjesi komode dhe elegante.





