Ky është krem dielli me teksturë shumë të lehtë si serum (watery serum sunscreen) me SPF50+ PA++++. Ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA/UVB dhe njëkohësisht qetëson dhe hidraton lëkurën falë kombinimit të Centella Asiatica nga Madagaskari dhe acidit hialuronik (Hyalu-Cica complex). Ka finish të freskët dhe dewy pa e bërë lëkurën të bardhë ose të rëndë.
Përdorimi:
Aplikohet në hapin e fundit të rutinës së mëngjesit, në fytyrë dhe zona të ekspozuara si qafa dhe duart. Duhet të vendoset në sasi të mjaftueshme dhe të riaplikohet çdo 2–3 orë nëse je jashtë ose djersitesh shumë.
Ingredientët:
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Niacinamide, Glycerin, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Adenosine, Tocopherol dhe ekstrakte të ndryshme bimore + përbërës stabilizues dhe hidratues.









