TOCOBO Waterful Suncare Sun Cream Set është një set kremerash dielli me teksturë të lehtë dhe hidratuese, ideal për përdorim të përditshëm dhe të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë ato të ndjeshme.
Ky set përfshin disa versione të kremit diellor më të njohur nga TOCOBO, si:
•TOCOBO Bio Watery Sun Cream SPF50+ PA++++ 50ml
•TOCOBO Bio Watery Sun Cream SPF50+ PA++++ 10ml
•TOCOBO Vita Tone Up Sun Cream SPF50+ PA++++ 10ml
Të gjithë produktet janë vegane, pa përbërës me prejardhje shtazore dhe janë të formuluara me përbërës natyralë që e mbrojnë lëkurën nga rrezet UVA/UVB duke e lënë atë të freskët, të hidratuar dhe pa ndjesi ngjitëse.
Karakteristikat kryesore:
•SPF50+ PA++++ – Mbrojtje shumë e lartë ndaj rrezeve UV.
•Teksturë e ujshme dhe e lehtë – Nuk lë ndjesi të yndyrshme apo shtresë të bardhë.
•E përshtatshme për baza grimi.
•Formula cruelty-free dhe vegane.
•Pa aromë të rëndë apo irrituese.
•Përbërës si niacinamide, ekstrakt i aloe verës, dhe çaji jeshil që ndihmojnë në hidratim dhe qetësim të lëkurës.
Mënyra e përdorimit:
1.Apliko në fund të rutinës së mëngjesit të kujdesit për lëkurën (pas hidratuesit dhe para makeup-it).
2.Merr një sasi të mjaftueshme (2 gishta krem) dhe aplikoje njëtrajtësisht në fytyrë dhe qafë.
3.Shpërndaje me kujdes deri sa të përthithet plotësisht nga lëkura.
4.Ri-apliko çdo 2-3 orë, sidomos nëse jeni në diell të fortë ose pas djersitjes/larjes.









