Transporti në të gjithë Kosovën €1, për porosi mbi €80 transporti falas
Sale end in:

VT Cosmetics Reedle Shot 300 Essence

 44.90

Sasia Ka stok
Blijeni tani

VT COSMETICS Reedle Shot 300, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve Koreane i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si “microneedling në një shishe” lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën.
Struktura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™️, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla.
Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës.

**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Perdorimi:
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.

*Faza e “ndërtimit të tolerancës”, mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

Ingredientet
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine

ml

50

Përshtypje nga klientë

Nuk ka përshtypje

Bëhu i pari që shkruan një përshtypje “VT Cosmetics Reedle Shot 300 Essence”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0

Kërko produkte

Back to Top
Produkti u shtua në shportë