Transporti në të gjithë Kosovën €1, për porosi mbi €80 transporti falas

Take time to make your skin happy

Kfarma.al është hapur fillimisht si një faqe e vogel online me informacione dhe produkte për kujdesin e lëkurës. Bankat e universitetit të farmacisë zbuluan dashurinë për kozmetikën dhe faqja e instagramit ishte mundësia dhe nisma për të ndarë cdo informacion me njerëzit për mënyrën se si ata të kujdesen për lëkurën e tyre. Prej ditës së parë filozofia e Kfarma ka qënë që lëkura duhet të jetë E PARA gjithmonë.Në vënd që të mbulojmë imperfeksionet e saj me make up, është më mirë të trajtojmë shkakun kryesor të problemeve, të përqafojmë lëkurën tonë dhe të duam veten.

Në zemër të gjithçkaje që bëjmë është dëshira për të frymëzuar dashurinë ndaj vetes dhe lëkurës. Lëkura nuk është perfekte, ajo është e bukur dhe e vecantë sido që të jetë, pa apo me imperfeksione! Nuk ka një produkt apo një brend që është më i miri por pafund produkte shumë të mira nga brende nga e gjithë bota. Celësi i suksesit në efikasitet qëndron tek informacioni i duhur për përdorimin e tyre, sugjerimi dhe përshtatja me lëkurën.

Rutinat e personalizuara sipas lëkurës së secilit dhe këshillat profesionale për përdorim nga një staf i kualifikuar ka qënë celësi kryesor i suksesit të Kfarma. Të parët që sollëm frymën e të mësuarit për bukurinë nga perspektiva dhe kultura koreane e cila ju mëson se si t’a trajtoni në mënyrën më të mirë të mundshme atë. Koreanët e duan dhe e shijojnë gjithë procesin e kujdesit të lëkurës dhe ata jane të bindur që kur e duam lëkurën tonë ajo do na i shpërblejë.

Industria kozmetike koreane është një nga më të fuqishmet në botë. Cdo ditë perfeksionohen produktet falë metodave revolucionare që zbulohen. E përvec cilësisë dhe efikasitetit së produkteve koreane, cmimi ekonomik është një plus më shumë për ti bërë më të preferuarat kudo në botë. Sot Kfarma është destinacioni i preferuar dhe më i besuari i njerëzve për blerjen e produkteve skincare.

Numërojmë 3 dyqane fizike në Tiranë dhe suksesi i vitit 2023 është shtrirja përtej kufijve edhe në Prishtinë, Kosovë, tek një nga qëndrat tregtare më të mëdhaja në Europën Juglindore si Prishtina Mall. Më shumë se 100 brende dhe +1500 produkte të ndryshme për kujdesin e fytyrës, trupit dhe flokëve. Produktet tona janë autentike, të sigurta, të zgjedhura në mënyrë strikte dhe profesionale dhe ofrojnë rezultate të jashtëzakonshme.

0

Kërko produkte

Back to Top
Produkti u shtua në shportë