Transporti në të gjithë Kosovën €1, për porosi mbi €80 transporti falas

Në këtë faqe shpjegohet marveshja lidhur mes Kfarma Kosovë ( regjistruar pranë QKR me NIPT: M02006006C , me adresë Rr. “Selaudin Zorba”, Tiranë ) dhe Klientit që përfaqëson çdo subjekt që bën blerje në rrugë elektronike, në faqen http://www.kfarma-ks.com. Kjo marrëveshje përcakton Termat dhe Kushtet e blerjes, (më poshtë të quajtur Termat dhe Kushtet), që shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të kësaj faqeje (më poshtë të quajtur Ju, Klienti, Blerësi) dhe Kfarma Kosovë (më poshtë të quajtur, Ne, Kfarma Kosovë, Shitësi). Kfarma Kosovë ka të drejtë të ndryshojë dhe përditësojë në çdo kohë Termat dhe Kushtet. Në çdo rast, ndryshimet do të publikohen në këtë faqe interneti dhe do të hyjnë në fuqi në momentin e publikimit. Në asnjë rast ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Duke kryer një porosi në rrugë elektronike, nëpërmjet faqes së internetit www.kfarma-ks.com, ju pranoni dhe bini dakort me të gjithë Termat dhe Kushtet. Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe kuptoni Termat dhe Kushtet përpara kryerjes së çdo blerjeje. Nëse nuk jeni dakort me Termat dhe Kushtet, ju nuk duhet të përdorni shërbimet e kësaj faqeje. Kfarma Kosovë ka të drejtën të anullojë një porosi dhe të ndalojë aksesin në faqe, të një ose më shumë subjekteve, për shkak të mosrespektimit të Termave dhe Kushteve, apo për çfarëdo arsye tjetër.

Proçedura e blerjes

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Produktet

Klienti mund të njihet me produktet në faqen e internetit www.kfarma-ks.com dhe të informohet me karakteristikat kryesore të tyre. Për çdo produkt do të jepen të dhëna në lidhje me cilësitë e produktit, përdorimin, çmimin etj. Kfarma Kosovë nuk mund të garantojë që të gjitha të dhënat të jenë të përditësuara e pa gabime. Fotot e publikuara me qëllim ilustrimin e produkteve, mund të mos shfaqin gjithmonë karakteristikat reale të produktit si: ngjyra, forma, përmasat, të cilat mund të mos përputhen me të dhënat e publikuara në tekstin e produktit përkatës. Kfarma Kosovë nuk mban përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi apo mospërputhje në ilustrimin e produktit. Në rast se Blerësi vëren se karakteristikat e produktit të dorëzuar nuk përputhen me ato të publikuara në www.kfarma-ks.com, ai ka të drejtë të njoftojë Kfarma Kosovë dhe të kthejë produktin. Kfarma Kosovë nuk mund të garantojë disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar. Disponueshmëria i korrespondon gjëndjes në magazinë, të ditës së mëparshme të punës. Në rast mungese të produktit të porositur, Kfarma Kosovë merr përsipër të njoftojë klientit sa më shpejt me çdo mënyrë komunikimi të vënë në dispozicion prej tij. Kfarma Kosovë mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë publikimin dhe shitjen e produkteve në rrugë elektronike, për shkak të mirëmbajtjes, përditësimit të faqes apo për çfarëdo arsye tjetër.

Çmimi i produkteve

Çdo produkt shoqërohet me çmimin e shitjes, i cili është çmimi me TVSH i produktit. Ky çmim nuk përfshin koston e transportit. Kfarma Kosovë ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë. Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimin e një apo disa produkteve, Kfarma Kosovë do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë, të përfundojë blerjen ose ta anullojë atë.

Kosto e transportit

Kostot e transportit të produkteve përcaktohen në varësi të vlerës totale të porosisë dhe të vendodhjes së Klientit. Këto kosto janë të publikuara në faqen e internetit www.kfarma-ks.com. Klienti njihet me vlerën e dërgimit të produkteve gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të Kfarma Kosovë. Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostos së transportit, vlerë e cila i shtohet çmimit të produkteve të porositura.

Kryerja e porosisë

Klienti zgjedh produktin ose produktet nëpërmjet proçedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe shikon porosinë paraprake, që përmban të dhënat për produktet, sasinë, çmimin e tyre, çmimin e transportit dhe vlerën totale për pagesë. Klienti konfirmon blerjen dhe është i detyruar të vendosë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të nevojshme për përfundimin e blerjes dhe dorëzimin e produkteve. Pas konfirmimit të blerjes Klienti njoftohet nëpërmjet telefonit, i cili konfirmon blerjen e porosisë e cila përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë. Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Kfarma Kosovë. Kfarma Kosovë ka të drejtë të refuzojë dhe mos ekzekutojë porosinë e Klientit në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye. Në çdo rast Kfarma Kosovë njofton Klientin, me një nga mënyrat e vëna në dispozicion prej tij. Kfarma Kosovë nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, vonesa apo moslejim i kryerjes së porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Kfarma Kosovë.

Krijimi i një llogarie

Kfarma Kosovë i jep mundësi çdo përdoruesi të faqes, të krijojë një llogari në faqen e internetit http://www.kfarma-ks.com dhe të regjistrohet me të dhëna të sakta, në lidhje me identitetin. Me krijimin e një llogarie klienti vendos emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin (password), të nevojshëm për të pasur akses në llogari. Është përgjegjësi e plotë e klientit të mbajë sekret dhe të mos zbulojë te persona të tretë fjalëkalimin (password).

Pagesa

Pas përfundimit të porosisë, Klienti merr përsipër të paguajë vlerën e produkteve të zgjedhura prej tij dhe koston e transportit. Klienti bën pagesë në dorëzim. Nëse Kfarma Kosovë nuk mund të plotësojë porosinë ose një pjesë të saj, Klienti informohet paraprakisht për produktet që mungojnë dhe zgjedh të vazhdojë me blerjen (në këtë rast i zbritet vlera e produkteve që mungojnë dhe kosto përkatëse e transportit), ose të anullojë porosinë. Informacionet e regjistruara nga sistemi i Kfarma Kosovë shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Kfarma Kosovë dhe Klientit.

Dorëzimi i produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet sipas afateve të publikuara në këtë faqe interneti, brenda 2 ditëve, për porositë në territorin e Shqipërisë. Në çdo rast, ky afat jepet vetëm për referencë dhe në varësi të disponueshmërisë së produkteve në magazinë. Klienti do të kontakohet nga transportuesi me telefon brenda afatit të mësipërm, për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura. Dorëzimi është i mundur vetëm në Shqipëri. Në rast se parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit, Kfarma Kosovë informon Klientin sa më shpejt. Klienti ka të drejtë të zgjedhë nëse do të mbajë porosinë apo do ta anullojë atë tërësisht apo pjesërisht. Kfarma Kosovë nuk është përgjegjëse për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të saj të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura. Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij. Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.

Anullimi i porosisë

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Kfarma Kosovë të afatit të dorëzimit të parashikuar në këtë dokument, duke njoftuar Kfarma Kosovë.

Kthimi i produkteve

Klienti nuk ka të drejtë të kthejë produktin pasi e ka marrë në dorëzim pa dhënë arsye.

Mbrojtja e të dhënave personale

Kfarma Kosovë ruan dhe përpunon të dhënat personale të klientëve sipas Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera, nëpërmjet faqes www.kfarma-ks.com, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe që mund t’i interesojnë klientit. Klienti ka tё drejtё të refuzojë nё çdo kohё komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Kfarma Kosovë. Të dhënat personale ruhen nga Kfarma Kosovë dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare, vetëm me miratimin paraprak të klientit.

0

Kërko produkte

Back to Top
Produkti u shtua në shportë