PËRGJIGJE PËR PYETJET MË TË SHPESHTA
Pyetjet e Shpeshta
Gjeni përgjigje të shpejta për porositë, dërgesat, pagesat, kthimet dhe produktet tona. Kemi mbledhur informacionin më të rëndësishëm për t'ju ndihmuar të keni një eksperiencë blerjeje sa më të thjeshtë.
A mund të kthehet ose ndërrohet një produkt me një tjeter ?
Për arsye sigurise ndaj klientit nuk lejohet kthimi apo nderrimi i produkteve.
Kam nevojë për një rutinë skincare, a mund të më ndihmoni?
Për sugjerime profesionale sipas tipologjisë dhe problematikave të lëkurës tuaj, ju duhet të kontaktoni në Instagram në inbox tek kfarma.al dhe aty gjeni ndihmë nga stafi përgjegjës.
Si mund të bëj një rezervim për Skin/Scalp Test?
Tek faqja Rezervo Skin/Scalp Test ndodhet një listë me shërbimet e ofruara të cilat kanë një button "Rezervo" dhe mbasi e shtypni ju shkoni në whatsapp dhe komunikoni me personin përgjegjës për të caktuar një orar sipas preferencës tuaj.
Pse po vonohet porosia?
Nëse porosia juaj është vonuar më shumë se 72h, ju lutem verifikoni numrin tuaj të telefonit nëse është i saktë dhe gjithashtu nëse porosia juaj është përfunduar dhe keni marrë e-mailin e konfirmimit. Kontaktoni me stafin në qoftë se të dyja më lart janë në rregull.