Abib Quick Sunstick Protection Bar SPF 50+ PA++++
Abib Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA+++ është një krem dielli në formë stiku i përshtatshëm për riaplikim të përditshëm.
Ai përmban përbërës të tillë si Centella Asiatica, ekstrakt Aloe, Ceramide dhe Peptide Acacia, të cilat ndihmojnë në zbutjen dhe hidratimin e lëkurës.
Forcon barrierën e lëkurës dhe e mbron atë nga rrezatimi UVA dhe UVB. Kur riaplikohet, kujdeset gjithashtu për sebumin e tepërt, të cilin e rregullon falë përfundimit të tij mat.
Lëkura lyhet butësisht pa ndjesi rëndese ose pamje të thatë pluhuri. Ka një konsistencë të butë dhe të lehtë që përthithet menjëherë në lëkurë. Falë përmasave të tij të vogla, ai mund të merret me vete dhe të riaplikohet gjatë ditës sa herë që ju nevojitet. Nuk lë asnjë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse dhe yndyre në lëkurë. Eshte i pershtatshem edhe per riaplikim mbi grim – nuk e dëmton.
Përfitimet:
• Centella Asiatica: përshpejton shërimin, stimulon prodhimin e kolagjenit në lëkurë, kontribuon në lidhjen më të mirë të ujit me lëkurën, kështu lëkura hidratohet dhe ruan lagështinë. Ai largon njollat dhe ndihmon në rigjenerimin e dëmtimeve.
Lehtëson inflamacionin e lëkurës dhe ka një efekt antibakterial. Është një shoqërues i shkëlqyeshëm për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Parandalon skuqjen dhe ënjtjen.
• Ekstrakti i Aloe: ndihmon në qetësimin e lëkurës së skuqur apo të irrituar, kuron aknet, ka efekte të larta anti-inflamatore dhe antiseptike. Është antioksidant dhe gjithashtu përmban vitaminë A dhe C.
• Ceramide NP: rikthen barrierën natyrale të lëkurës, ndihmon në permiresimin e rezistencës se saj dhe mbron nga ndikimet e jashtme dhe inflamacioni. Ruan hidratimin e lekures.
Përdorimi :
Aplikojeni në mëngjes, pas rutinës suaj dhe më pas riaplikojeni cdo 2-3 ore gjatë ditës, edhe mbi grim.
Ingredientët:
Octyldodecanol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diisostearyl Malate, Ethylhexyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dextrin Palmitate, Octocrylene, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycerin, Water, Butylene Glycol, Saccharide Isomerate, Maltodextrin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ethyl Hexanediol, Ceramide NP, Citric Acid, Sodium Citrate, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol
Nuk ka përshtypje