Një qiri I vecantë nga Kundal I bërë nga dylli I Sojës për të transmetuar pastërtinë e natyrës në shtëpinë tuaj. Përmban vaj nga arra e kokosit për një aromë të butë dhe të këndshme. Kundal kujdeset vecanërisht për cilësinë e ingredientëve për të siguruar që produktet të jenë natyrale, pa kimikate dhe të sigurta për shëndetin dhe natyrën.
Formula e vecantë e dyllit të sojës së përdorur mundëson që ky qiri të digjet ngadalë, për 85 orë dhe ndryshe nga qirinjtë e zakonshëm me parafinë sasia e tymit dhe e dioksidit të karbonit që clirohen gjatë djegies janë në nivele minimale.
Black Cherry: Aroma e ëmbël e joshëse e qershisë së zezë dhe notat sensuale të drurit krijojnë një ndjesi qetësie dhe ngrohtësie.
- Notat kryesore: Qershia e zezë
- Notat e mesme: Gjethe Dafine
- Baza: Dru, Vetiver (Bar tropical)
Përdorimi:
Përpara cdo përdorimi, para se ta ndizni qiriun, priteni fitilin në një gjatësi për rreth 5 mm, në mënyrë që flaka të jetë e qëndrueshme dhe qiriri mos të lëshojë tym. Koha optimale e djegies është deri në 3-4 orë – në mënyrë që dylli I qiririt të digjet në mënyrë të njëtrajtshme dhe qiriri të ketë mundësinë të clirojë gjithë buqetën e tij të aromave.
Ingredientët:
Soybean Oil, Coconut Oil, Fragrance Oil, Butylphenyl Methylpropional, Hydroxycitronellal, d-Limonene, Linalool
Nuk ka përshtypje