Shampo për pastrimin dhe trajtimin e flokëve të dëmtuar. Për flokë të shkëlqyeshëm, të butë e të shëndetshëm në vetëm 2 javë.
Një shampo me ingredientë natyralë, të sigurt për mjedisin dhe shëndetin e lëkurës dhe të flokëve tuaj. Përmban kompleks proteinik që përforcon strukturën proteinike të fijes së flokut dhe ushqen folikulat e skalpin për të ndihmuar rritjen e flokëve të shëndetshëm që nga rrënja. Rregullon teksturën e fijes së flokut dhe parandalon majat e dyfishta duke e veshur gjatësinë e flokut më proteinat e nevojshme si një barrier mbrojtëse dhe plotësuese që lidhet me strukturën proteinike të flokut. Formulë e pasuruar me 6 lloje të acidit hialuronik për hidratimin e thellë të flokëve dhe skalpit.
Mbron flokun nga nxehtësia e pajisjeve të stilimit (deri në 230°C) që në përdorimin e parë.
Ylang Ylang: Një aromë lulesh që njihet ndryshe me emrin “Lajmëtar I Dashurisë”. Me përzierjen e fragrancës së frutave me atë të trëndafilit dhe jasminës, kjo aromë romantike të bën të ndjesh se dashuria është afër.
- Notat kryesore: Portokall, Mollë, Pjeshkë, Mjedër
- Notat e mesme: Trëndafil, Jasmin, Violet, Orkide, Zambak, Lule Portokalli
- Baza: Myshk, Dru Pishe, Dru Sandali, Vanilje
- Formulë lehtësisht acidike (Ph 3.8-4.8)për ruajtjen e ekuilibrit të pH të skalpit dhe flokëve dhe gjallërimin e flokut të dëmtuar dhe skalpit të thatë
- Surfaktantët me origjinë bimore nga arra e kokosit pastrojnë butësisht skalpin dhe flokët
- Testuar negativisht për 22 përbërës të dëmshëm
- Hipoalergjik
Përbërës të rëndësishëm:
- Ekstrakt trëndafili – zbut flokët, ul efektin frizz, shton shkëlqimin, parandalon majat e dyfishta, hidraton thellësisht skalpin dhe kontrollon balancën e yndyrës së skalpit
- Ekstrakt të lules Hibiscus – parandalon rënien e flokëve, parandalon daljen e thinjave, trash fijen e flokut dhe shton volumin
- Ekstrakt tulipani – rrit prodhimin e keratinës duke kontribuar në përforcimin e strukturës proteinike te flokëve
Përdorimi:
Me një sasi të përshtatshme të formulës së shampoos, shkumoni dhe masazhoni butësisht skalpin dhe flokët e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Për më shumë shkëlqim dhe efekt më të shpëjt, lejojeni shkumën të qendrojë në flokë për 2-3 minuta para se ta shpëlani.
Ingredientët:
Purified water, sodium C14-16 olefin sulfonate, cocamidopropyl betaine, cocamide MEA, glycol distearate, sodium chloride, glycerin, tetradecene, hydroxyacetophenone, citric acid, hexadecene, polyquater ium-10, Provence rose flower extract, butylene glycol, ethylhexyl glycerin, polyquaternium-7, guar hydroxypropyltrimonium chloride, disodium EDTA, 1,2-hexanediol, sodium benzoate, Maltodextrin, tulip extract, hibiscus flower extract, chlorella fermented product, propanediol, hydrolyzed soybean protein (750ppb), hydrolyzed wheat protein (750ppb), hydrolyzed corn protein (750ppb), glycine, serine, Glutamic Acid, Benzyl Glycol, Aspartic Acid, Leucine, Hydrolyzed Glycosaminoglycan, Sodium Hyaluronate, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Iso Leucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate
Nuk ka përshtypje