Ky krem përmban një formulë të dyfishtë të pasur, që përfshin kapsula në trajtë të plotë kremi dhe xhel transparent. Ky kombinim unik siguron një aplikim të këndshëm dhe efektiv për çdo lloj tipologjie lëkure. Kapsulat e verdha, të stabilizuara me liposome, ujë nga gjethja e Vitamin Tree, 50% ekstrakt deti Buckthorn dhe 5% niacinamide të kombinuara me vitaminë C të derivuar, arrijnë të depërtojnë menjëherë dhe thellësisht në lëkurë duke ndihmuar në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimit. Githashtu, kapsulat janë dizajnuar për të ruajtur freskinë dhe fuqinë e përbërësve aktivë deri në momentin e aplikimit. Ndërsa, tekstura xhelore e pasuruar me acid ferulik, vitamina E, Q, dhe P, ofron një nivel të lartë hidratimi dhe mbrojtjeje antioksiduese. Kjo formulë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e mjedisit dhe agresorët e jashtëm, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të ndriçuar. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm aparencën e njollave kafe, shenjave post akne dhe të moshës duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re!
Perdorimi:
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë ari dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.
Ingredientet:
Hippophae Rhamnoides Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Water, Niacinamide, Methylpropanediol, Propanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Arginine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Bixa Orellana Seed Oil, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Laurate, Simethicone, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Folic Acid, Pyridoxine, Biotin, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Beta-Carotene, Riboflavin, Linoleic Acid, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Adenosine, Fragrance, Disodium EDTA, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Gluconolactone, Sodium Hyaluronate, Ascorbyl Propyl Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Pentylene Glycol, Hydroxyphenyl Propamidobenzoic Acid, Ascorbyl Palmitate, Ubiquinone, Ferulic acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Rutin, Hydroxycinnamic Acid, Bisabolol , Ascorbic Acid
Nuk ka përshtypje