Palladio Rice Pressed Face Powder
Pudër orizi e presuar për eleminimin e yndyrës dhe shkëlqimit të tepërt në lëkurat e yndyrshme dhe krijimin e një pamje të bukur mat.
Nëse dëshironi të fiksoni makeup-in apo thjesht ta freskoni atë pas disa orësh, kjo pudër natyrale ju ndihmon të keni pamjen e butë si mëndafsh që keni dëshiruar gjithmonë, duke matifikuar yndyrën që prodhohet gjatë ditës.
Produkt Vegan | Pa Parabene | Pa Gluten | I Patestuar në Kafshë
Aplikim I thjeshtë edhe nëse jeni në lëvizje
Fakti që jeni të zënë e gjithmonë në lëvizje nuk duhet t’ju privojë nga tu dukurit në formën tuaj më të mirë. Me këtë pudër kompakte mund të rifreskoni pamjen tuaj me vetëm një prekje të vogël kurdo dhe kudo. Pudra e orizit vjen në një paketim të bukur e praktik së bashku me një pasqyrë dhe një sfungjer aplikimi për t’ju ndihmuar që ta përdorni me lehtësi edhe nëse jeni jashtë shtëpisë.
Palladio ofron makeup të pastër e natyral, pa parabenbe, pa gluten, formula vegane e të patestuara në kafshë. Qëllimi është të ofrojmë produkte të përballueshme e cilësore njëkohësisht, si pudra e orizit. Ajo mund të përdoret e vetme ose mbi makeup, duke krijuar një pamje të butë e natyrale.
Eksploroni koleksionin e produkteve të orizit të Palladio Beauty
Palladio Beauty ofron një sërë produktesh makeup-I për kontrollin e yndyrës dhe shkëlqimit të tepërt, prej kësaj pudre orizi, tek primeri I orizit dhe fletët e orizit, duke ju dhënë disa opsione praktike e të pastra për të arritur pamjen tuaj më të mirë.
Ingredientët:
Talc, Mica, Boron Nitride, Magnesium Stearate, Nylon-12, Oryza Sativa (Rice) Starch, Silica, Triethylhexanoin, Dimethicone, Hydrogenated Polyisobutene, Octyldodecyl Stearoyl Stearate, Phenoxyethanol, Bis-Diglyceryl polyacyladipate-2, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Alumina, Triethoxycaprylylsilane May Contain: Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxide (CI 77491), Iron Oxide (CI 77492), Iron Oxide (CI 77499)]
*Talku I përdorur I është nënshtruar kontrolleve dhe është verifikuar të jetë pa përmbajtje asbesti*
Nuk ka përshtypje